Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me Asamblenë e PS-së të zhvilluar më 14 nëntor.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin, Klosi ka ndarë detaje lidhur me diskutimet pas dyerve të mbyllura në Asamble. Klosi u shpreh se është folur për garën elektorale, ndërsa shtoi se është diskutuar edhe për një grup anëtarësh për problematika të ndryshme. “Një mbledhje e gjatë e Asamblesë Kombëtare, u bë një diskutim i gjatë për shumë problematika, gara elektorale, përgatitja. Propozova një platformë të re për mënyrën e zgjedhjes së këshilltarëve bashkiakë. Diskutuam një grup anëtarësh për problematika të ndryshme. Një nga problematikat që mori më shumë vëmendje ishte problematika e kryetarit të bashkisë, për një nevojë që kemi për t’u përgatitur për Tiranën dhe për gjithë Shqipërinë. Filluam pra garën elektorale”, tha Klosi. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

