Pavarësisht refuzimit prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama edhe sot ka nxjerrë para godinës së Kryeministrisë tryezën dhe karriget për dialog me protestuesit. Ajo që vihet re sot, është se kryeministri Rama ka alternuar stolat dhe tavolinën prej guri, me disa karrige të modeleve të ndryshme. LEXO edhe...Protesta/ Dhunoi qytetarin me shkop gome, Policia: Pezulluam efektivin e ‘Shqiponjave’! 5 policë të plagosur nga hedhja e gurëve e molotovëve, hetim për dëmtimin në sy të 28-vjeçarit Ditën e djeshme, militantët e Sali Berishës, të mbledhur në protestën e thirrur nga PD dogjën ‘shiltet e dialogut’ në bulevard, ndërkohë që në orët e pasdites, duke u bashkuar me protestues të tjerë, dhuna e kaosi mbizotëroi në kryeqytet. Protestues të dhunshëm e të maskuar i vunë zjarrin Ministrisë së Mjedisit dhe Infrastrukturës, Teatrit të Kukullave dhe sulmuan me molotovë Bashkinë Tiranë. Ata kryen sulme të shumta me gurë, fishekzjarrë, molotovë e sende të forta edhe ndaj efektivëve të Policisë, bankave dhe bizneseve private në kryeqytet. Nga ana tjetër kryeministri Rama paralajmëroi dje se të gjithë protestuesit e dhunshëm do të përballen me forcën e shtetit, duke u ndëshkuar penalisht e financiarisht. R.Xh/ReportTv.al edi rama protestat kunder qeverise proteste Tirane PS PD Dhune qeveria Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.5% Disi 2.9% Vota total: 14284 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
