Një pjesë e protestuesve janë ngjitur në shkallët e Kryeministrisë dhe, duke marrë karriget që kryeministri Edi Rama kishte vendosur për dialog, kanë tentuar të godasin derën e Kryeministrisë. Menjëherë pas këtij veprimi nga studentët, ka ndërhyrë policia, e cila i ka zbritur poshtë dhe i ka bashkuar me pjesën tjetër të protestuesve. Situata gjatë ditës së sotme ka qenë e qetë deri në këto momente. Që prej orës 10:00, studentët dhe pedagogët kanë nisur protestën nga Universiteti Politeknik, duke marshuar drejt Kryeministrisë, ku vijojnë të qëndrojnë edhe në këto momente.
