Media holandeze i ka kushtuar një artikull situatës së protestave në Shqipëri. Het Parool ka vënë në dukje ngritjen e studetëve shqiptarë dhe kërkesat e tyre.
Sipas gazetës holandeze, të rinjtë, studentët dhe protestuesit kërkojnë të gjithë në kor dorëheqjen dhe largimin e Ramës. Artikulli vijon me shkrimin se ata refuzojnë ftesën për dialog duke i dhënë kryeministrit Edi Rama një përgjigje të diktuar nga dhuna policore, djegien e karrigeve të vendosura përpara Kryeministrisë.
Gazetarët holandezë shprehen të interesuar për të ardhmen politike të Shqipërisë, ku vërehet një largim masiv.
Çudi medias amsterdamase i reflekton dhe mënyra si Rama po kërkon të imponojë sërish rendin, vënia e gjobave. Gjobitja për ata që nuk iu binden urhdrave policore gjatë demonstratës është një element që citohet./ CNA
Pjesë nga artikulli i medias holandeze: "Kryeministri Edi Rama dëshiron të flasë me protestuesit dhe ka vendosur karrige përpara parlamentit. Protestuesit po e refuzojnë këtë ftesë.
Të rinjtë protestues në Shqipëri preferojnë të mos ulen në vendet e Kryeministrit Rama. Një diplomë nuk të hyn në punë për asgjë.
Ky është komunizëm! Paketa e masave kundër dhunës synon t’u mbyllë gojën njerëzve. Policia përdor dhunën për t’i frikësuar dhe terrorizuar ata” Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.
