Lajme Zone
‘Dikur isha i varfër’/ ‘Skifteri’ i famshëm shqiptar provokon sërish autoritetet britanike, poston koleksionin e orëve ‘Rolex’ me vlerë 600 mijë euro
PolitikëReport TV

‘Dikur isha i varfër’/ ‘Skifteri’ i famshëm shqiptar provokon sërish autoritetet britanike, poston koleksionin e orëve ‘Rolex’ me vlerë 600 mijë euro

Një postim tregonte tri ora Rolex në njërën dorë, të gjitha modele Day-Date 36 prej ari 18-karatësh. Dy prej tyre vlerësohen me nga 39 mijë euro secila, ndërsa e treta kushton deri në 54 mijë euro. Në koleksionin e tij përfshihen gjithashtu dy ora Patek Philippe Aquanaut, me vlerë nga 78 mijë deri në 96 mijë euro.

Dorian Puka ka përfunduar sërish në vëmendjen e mediave britanike për ekspozimin e orëve luksoze me vlerë afro 600 mijë euro. Puka është dënuar dy herë me burg dhe është dëbuar për vjedhje, përpara se të rikthehej fshehurazi në Britani, ku gjatë dy viteve të fundit është tallur me Ministrinë e Brendshme britanike, duke publikuar në rrjetet sociale video që shfaqin stilin e tij ekstravagant të jetesës. LEXO edhe...Gjermania dhe Britania e Madhe zgjerojnë bashkëpunimin ushtarak, Ministri Pistorius: Inteligjenca Artificiale në fokus të partneritetit të ri 29-vjeçari ka publikuar fotografi të orëve luksoze të nivelit më të lartë, të cilat vlerësohet se kushtojnë afro 600 mijë euro. Kjo vjen vetëm pak javë pasi ai publikoi fotografi të një makine luksoze Rolls-Royce Cullinan, një model që kushton 396 mijë euro, si dhe imazhe të një maceje të racës Bengal, një racë e shtrenjtë, kotelet e së cilës mund të shiten nga 480 deri në 1440 euro. Koleksioni i tij i ri, të cilin e publikoi në Instagram, përfshin një orë Rolex Cosmograph Daytona “Le Mans” prej ari 18-karatësh, me vlerë rreth 174 mijë euro. Puka e shoqëroi fotografinë e një tjetër ore Rolex me mbishkrimin: “Dikur isha i varfër, e mbani mend?” Një tjetër postim tregonte tri ora Rolex në njërën dorë, të gjitha modele Day-Date 36 prej ari 18-karatësh. Dy prej tyre vlerësohen me nga 39 mijë euro secila, ndërsa e treta kushton deri në 54 mijë euro. Në koleksionin e tij përfshihen gjithashtu dy ora Patek Philippe Aquanaut, me vlerë nga 78 mijë deri në 96 mijë euro. Puka u dënua fillimisht me nëntë muaj burg në vitin 2016 dhe u dëbua vitin pasues, pasi kishte tentuar të hynte me forcë në një banesë. Pronari i shtëpisë e kishte vënë re përmes një kamere sigurie, ndërkohë që ndodhej me pushime në Francë. Brenda një viti, ai arriti t'u shmangej kontrolleve kufitare dhe të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar, ku kreu një seri vjedhjesh në Londër. Ai u arrestua nga efektivë policie të cilët po patrullonin në zonën e Surbitonit, në jugperëndim të Londrës, pas një rritjeje të rasteve të vjedhjeve në atë zonë. Në momentin e arrestimit, ai mbante në dorë një orë luksoze të vjedhur. Më pas u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg dhe u dëbua nga Britania në mars të vitit 2020. Megjithatë, më vonë u rikthye fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë qëndrimit në burg, Puka përdorte një telefon celular për të publikuar fotografi në Instagram. P.J/ReportTv.al dorian puka Britani e Madhe Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.4% Veliajn 18.6% Asnjërin 32% Vota total: 1641 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?