Lajme Zone
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë.

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shkaktuar shkrumbimin e plotë të mjetit. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat kanë ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik i lidhur me mbinxehjen e automjetit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.