Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Digjet banesa në zonën e ish-Kënetës, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike


Një banesë është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht pasditen e kësaj të diele në Durrës, në zonën e ish-Kënetës.

Një banesë është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht pasditen e kësaj të diele në Durrës, në zonën e ish-Kënetës.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit për zjarrin, shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e plotë të ngjarjes./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet baneseDurrëszjarr