Nga protesta e sotme e cila është e shoqëruar me tensione mjaft të larta, është djegur gjithashtu një automjet i patrullës së përgjithshme të komisariatit numër 2, për shkak se i është vënë flaka nga ana e protestuesve. Sipas gazetarëve në terren, ka pasur një numër të konsiderueshëm të personave, kryesisht të rinj që janë shoqëruar po në këto ambiente të komisariatit ku kanë sulmuar. Gjithashtu i është vënë zjarri koshave të mbeturinave që ndodhen rrotull. Ka një prezencë të shtuar të forcave të policisë dhe zjarrfikësve, teksa këta të fundit po përpiqen të shuajnë flakët e makinës.
