Lajme Zone
Digjen kazanë mbetjesh dhe përfshihen nga flakët 3 automjete në Durrës/ Dyshohet për dy zjarrvënie të qëllimshme, nga i njëjti autor
Të tjeraTop Channel

Digjen kazanë mbetjesh dhe përfshihen nga flakët 3 automjete në Durrës/ Dyshohet për dy zjarrvënie të qëllimshme, nga i njëjti autor

Një seri zjarresh të dyshuara si të qëllimshme kanë shkaktuar dëme gjatë orëve të para të mëngjesit në Durrës, ku janë djegur 10 kazanë mbetjesh dhe janë dëmtuar nga flakët 3 automjete të parkuara.

Një seri zjarresh të dyshuara si të qëllimshme kanë shkaktuar dëme gjatë orëve të para të mëngjesit në Durrës, ku janë djegur 10 kazanë mbetjesh dhe janë dëmtuar nga flakët 3 automjete të parkuara. Zjarri i parë është regjistruar në rrugën “Enver Velja”, pranë shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, ku në flakë u përfshinë 8 kazanë mbetjesh. Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit, flakët kanë përfshirë edhe tre automjete të parkuara përgjatë së njëjtës rrugë.

Pak më vonë, edhe 2 kazanë të tjerë mbetjesh janë djegur në dy pika të ndryshme të rrugës “Mujo Ulqinaku”, duke e çuar në 10 numrin total të kazanëve të shkrumbuar.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë dhe arritën të vinin flakët nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme dhe se të gjitha rastet janë kryer nga i njëjti autor.

Sipas dyshimeve të para, autori ka lëvizur nga rruga “Enver Velja”, ku dyshohet se i ka vënë zjarrin 8 kazanëve, drejt rrugës “Mujo Ulqinaku”, (rrugë të cilat kryqëzohen me njëra-tjetrën), ku më pas janë djegur edhe dy kazanë të tjerë.

Policia po heton për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Top Channel