Shkencëtarët që përdorin teleskopin diellor më të fuqishëm në botë kanë kapur sipërfaqen e Diellit tonë duke treguar detaje që nuk janë vënë re më parë. Imazhet dhe pamjet filmike tregojnë "vorbulla", aktivitet që më parë nuk ka qenë i mundur të shihej. LEXO edhe...E dielë e freskët dhe me vranësira...parashikimi i motit për sot Bëhet fjalë për fushën magnetike të Diellit që lëviz nga veprimi i gazit të nxehtë. Ky rrotullim i vazhdueshëm është një forcë shtytëse pas shpërthimeve të energjisë nga Dielli, duke krijuar atë që quhet moti hapësinor, i cili mund të ndërpresë rrjetet energjetike dhe satelitët e Tokës, madje mund të dëmtojë edhe astronautët. "Dielli është burimi i asaj energjie dhe i gjithë atij moti hapësinor", shpjegoi Dr. David Boboltz nga Observatori Kombëtar Diellor i SHBA-ve. Kapja e pamjeve më të detajuara të yllit të sistemit tonë diellor do të ndihmojë në përballimin e këtij moti, tha ai. "Për të kuptuar dhe përfundimisht për të parashikuar motin hapësinor, ne duam të kuptojmë fizikën e Diellit, deri në shkallët më të vogla." Gjetjet, të publikuara në revistën Nature, u zbuluan falë teleskopit diellor Inouye, i ndërtuar në një majë të lartë në Havai, ku nuk ka ndotje vizuale. P.J/ReportTv.al diell Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.8% Jo 59.8% Nuk e di 5.5% Vota total: 860 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

