Diella, asistentja virtuale e platformës e-Albania, ka realizuar deri më tani rreth 3 milionë ndërveprime, duke u kthyer në një mënyrë të re komunikimi mes qytetarëve dhe shërbimeve publike. Projekti është ndërtuar mbi Inteligjencën Artificiale dhe synon ta bëjë ndërveprimin me administratën publike më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më intuitiv. Historinë e zhvillimit të Diellës dhe punën që qëndron pas këtij projekti e ka ndarë kryeministri Edi Rama përmes një videoje të publikuar në Instagram. Në material prezantohet rrugëtimi i asistentes virtuale, nga zhvillimi i modeleve të Inteligjencës Artificiale në gjuhën shqipe deri te integrimi i analizës së dhjetëra mijëra akteve ligjore, arsyetimit mbi dokumente komplekse, përpunimit të gjuhës natyrore dhe një identiteti vizual 3D. Sipas postimit, pas çdo përgjigjeje të Diellës qëndron një ekosistem kërkimi, inxhinierie dhe inovacioni, ku ndërthuren modelet gjuhësore, Inteligjenca Artificiale, grafika 3D, përpunimi i të folurës dhe dizajni i ndërveprimit. Qëllimi, sipas videos, është ndërtimi i një modeli komunikimi që e bën marrëdhënien mes qytetarit dhe administratës publike më të thjeshtë, më efikase dhe më intuitive. LEXO EDHE:Beteja me flakët/ Rama: Shpërblim direkt me një pagë për ata që angazhohen me zjarret! 4 helikopterë në dispozicion, në fund të vitit marrim 3 avionë (VIDEO) U.D/Shqiptarja.com TAG: edi rama Diella E-albania Komento Komente Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63% Jo 30% Nuk e di 7% Vota total: 5192 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
