Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Dialogu me protestuesit, Rama: Studentë që besojnë te protesta dhe jo te gurët! Ramë dakord të mos publikojmë debatin (VIDEO)


Rama ka postuar ditën e sotme pamjet nga tryeza e zhvilluar dje, ku thekson qartazi se dialogu është zhvilluar me “studentë që besojnë te protesta jo te gurët’. Dialogu vjen pas një sërë ftesash të kryeministrit, të përsëritura përgjatë dy javëve me ‘sofrën’ e dialogut para godinës së qeverisë.

Një grup studentësh kanë pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të dialoguar mbi shqetësimet e tyre për të cilat protestojnë. Rama ka postuar ditën e sotme pamjet nga tryeza e zhvilluar dje, ku thekson qartazi se dialogu është zhvilluar me “studentë që besojnë te protesta jo te gurët’. Dialogu vjen pas një sërë ftesash të kryeministrit, të përsëritura përgjatë dy javëve me ‘sofrën’ e dialogut para godinës së qeverisë. LEXO EDHE:Asambleja e PS Tiranë, Rama: Kemi bërë gabime, por nuk e humbasim aftësinë për t’u ngritur Ai bën me dije se debati nuk do të publikohet për momentin. “Mirëmëngjes dhe me një videokartolinë nga dialogu me studentë që besojnë te protesta jo te gurët, me të cilët ramë dakord të mos e publikojmë hëpërhë debatin po vetëm pamjet, si edhe me falenderimin për Sara Bodon që e ka kthyer Agjencinë Kombëtare të Rinisë në një magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama. Dy javë më parë u lançua edhe platforma “Fol me kryeministrin” ku qytetarët mund të komunikojnë drejtpërdrejt me institucionet qeveritare për shqetësimet dhe problematikat e tyre. Share P.J A.E Shqiptarja.com TAG: edi rama protestat kunder qeverise fol me kryeministrin Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento vini: 21/11/2026 10:34 zhulsat e forumeve rinore te preshit nuk perfaqsojne asnje student. asnje person qe shkon flet me ket nuk perfaqson asnje tjeter vec vetes. studentet e vertete jane ata qe po i rrijne perballe cdo dite deri sa ta rrezojne si babain e tin politik Përgjigju Saliu: 21/11/2026 08:31 Normale Ne do ti zgjedhim e do i japim direktivat e ta

Mbajm dhe ca shekuj Përgjigju Sondazhi i ditës:

18 Nëntor, 11:04

A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 60% Jo 30.5% Nuk e di 9.4% Vota total: 2508 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?