Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

‘Dialog, por me kë?’ Rama ndan videon me thirrjet e pedagogëve nga protesta: Idetë e intelektualëve, ‘dorëheqje’ dhe ‘poshtë diktatura’ (VIDEO)


Duke publikuar një video teksa ndjek protestën poshtë zyrës së tij, me thirrjet e pedagogëve për dorëheqje dhe refuzim, Rama pyet me ironi: Dialog, po me kë?

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur pyetjen e bërë edhe dy ditë më parë: “Dialog, por me kë?” Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale një video që nis me vendosjen e karrigeve para kryeministrisë me ftesën për dialog, ndërsa pritej edhe bashkimi në protestë i një grupi pedagogësh. “Tani, kush do dialog, unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë”, tha kryeministri. Më pas, Rama ka bashkëngjitur një moment duke ndjekur zhvillimet e protestës dhe thirrjet e vazhdueshme nga sheshi para kryeministrisë. LEXO EDHE:Molotov drejt policisë, kundërpërgjigjen menjëherë me ujë e gaz lotsjellës “Dorëheqje, poshtë diktatura, poshtë komunizmi, s’duam dialog. Deri tani këto janë idetë e pedagogëve dhe intelektualëve që janë mbledhur këtu poshtë”, thotë kryeministri. Videoja mbyllet me thyerjen e karrigeve që ishte qartazi edhe refuzimi i dialogut nga pedagogët. Lajmi kryesor: Protestat e dhunshme/ Rama thirrje për dialog, nxjerr karriget para Kryeministrisë: Jo me dhunuesit! Protestuesit refuzojnë, i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen (VIDEO) P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.8% Disi 3.3% Vota total: 8792 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?