Lajme Zone
Dhunohet fizikisht shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, policia në kërkim të autorëve
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Dhunohet fizikisht shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, policia në kërkim të autorëve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, 16 gusht, në qytetin e Sarandës, ku është dhunuar shefi i Hetimit të Krimeve, Mateo Bakalli.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, 16 gusht, në qytetin e Sarandës, ku është dhunuar shefi i Hetimit të Krimeve, Mateo Bakalli. Sipas informacioneve paraprake, zyrtari i policisë është përfshirë në një konflikt fizik me disa persona ende të paidentifikuar, i cili më pas ka përshkallëzuar në dhunë ndaj tij. Si pasojë e goditjeve të marra gjatë përplasjes, Bakalli ka pësuar dëmtime të shumta në trup dhe në fytyrë. Hetimet për zbardhjen e motivit dhe kapjen e autorëve

Menjëherë pas incidentit, struktura të shumta të policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plotë dhe motivet e këtij konflikti. Paralelisht, grupi hetimor po punon për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të përfshirë në dhunimin e zyrtarit të policisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb