Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër pas dhunimit të pllakave përkujtimore të ''21 Janarit'' në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku këtë të diel u zhvillua protesta e 13-të studentore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla akuzon kryedemokratin Sali Berisha, për mungesë të kodit njerëzor dhe duke theksuar se dhunimi i varreve dhe i memorialeve të dëshmorëve bie ndesh me traditën dhe zakonet e shqiptarëve. “O Saaali po nuk paske pas asnjë kod njerëzor? Shqiptari nuk ka zakon të dhunojë varret. Po si mund të paguash para dhe të japësh porosi për dhunuar pllakatat përkujtimore të dëshmorëve të 21 Janarit!?”, shkruan Balla./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

