Lajme Zone
Dhunimi i oficerit të policisë në Sarandë, shpallen në kërkim tre persona! Mes tyre edhe djali i Thimjo Rubatit që iu bë atentat
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Dhunimi i oficerit të policisë në Sarandë, shpallen në kërkim tre persona! Mes tyre edhe djali i Thimjo Rubatit që iu bë atentat

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim tre persona pas dhunimit të oficerit të policisë Miham Velço mbrëmjen e së enjtes. Mes tyre është edhe djali i Thimjo Rubatit që iu bë një atentat një natë më parë.

Një ditë para atentatit ku mbeti i plagosur Thimjo Rubati, djali i tij me precedentë, Andrea Rubati, është përfshirë në një tjetër ngjarje. 27-vjeçari është në kërkim për dhunë ndaj efektivit të policisë, së bashku me dy shokë të tij. Andrea Rubati, 27-vjec, Antonio Lefteri, 30 vjeç dhe Engjëll Dalanaj, 30 vjeç, dyshohet se kanë goditur dhe kanosur me thikë oficerin e Policisë Mihal Velço, mbrëmjen e së enjtes në lagjen nr. 4 të Sarandës. Nga hetimet mësohet se Mihal Velço, me detyre oficer në Komisariatin e Policisë Sarandë u prezantua si punonjës policie dhe u kërkoi tre të rinjve të mos kryenin manovra të rrezikshme me motor në qytet. Dyshohet se ata e kanë fyer, goditur për shkak të detyrës dhe kanosur me thikë. LEXO EDHE:Atentati mbrëmë në Sarandë/ 9 plumba drejt Thimjo Rubatit, autorët me skafandra ikën me skaf! 50-vjeçari: Nuk i njoha Pas ngjarjes, tre të dyshuarit që kanë dhe precedentë të mëparshem penalë, janë larguar me motor nga vendngjarja. Policia bën të ditur se jane identifikuar nga kamerat e sigurisë në zonë, pasi oficeri nuk i ka njohur. Rubati, Lefteri dhe Dalanaj janë shpallur në kërkim dhe akuzohen për veprat penale "Goditja për shkak të detyrës" dhe "Kanosja". Policia ka ushtruar kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera, por ende s’ka rënë në gjurmët e tyre. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/Shqiptarja.com TAG: thimjo rubati Andrea Rubati Engjëll Dalanaj Antonio Lefteri Vlore sarande Komento Komente Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 85.5% Nuk e di 3.8% Vota total: 5782 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?