Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, teksa edhe bankat kanë rënë pre e sulmeve gjatë protestave të dhunshme.
Në fjalën e tij, Rama deklaroi se dhunën në protesta nuk e bëjnë studentët.
Kreu i qeverisë deklaroi se persona me maska duan të imponojnë me gur dhe zjarr, dhe përballen me Policinë e Shtetit. “Këta elementë, nuk janë studentët, nuk kanë pjesa e shoqërisë që kanë të drejtë të protestojnë, ajo pjesë nuk është as nxitëse dhe as mbështetëse e dhunës. Ka njerëz, si pedagogët e universitetit, një pjesë shumë e vogël, që i bëjnë jehonë, i japin mbështetje dhe nuk bëjnë asgjë për t’u distancuar nga dhuna. Sot, jetojmë në një botë paralele njerëzish, të cilët duan të na imponojë me gur, zjarr, kërcënime, sharje atë botën e tij, në një perimetër të qendrës së Tiranës, ku shfaqen njerëz të maskuar dhe përballen me Policinë e Shtetit. Jashtë këtij perimetri, ka një Shqipëria që ka halle, probleme dhe me të drejtë të kërkojë që gjërat të shkojnë më mirë”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Edi Rama

