Lajme Zone
Dhuna shkul pllakën ku u vra Ziveri/ Reagimi i Taulant Ballës: Sali dhunove edhe varret!
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dhuna shkul pllakën ku u vra Ziveri/ Reagimi i Taulant Ballës: Sali dhunove edhe varret!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër pas dhunimit të pllakave përkujtimore të dëshmorëve të 21 Janarit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër pas dhunimit të pllakave përkujtimore të dëshmorëve të 21 Janarit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla i drejtohet Sali Berishës, duke e akuzuar për mungesë të kodit njerëzor dhe duke theksuar se dhunimi i varreve dhe i memorialeve të dëshmorëve bie ndesh me traditën dhe zakonet e shqiptarëve.

“O Saaali po nuk paske pas asnjë kod njerëzor? Shqiptari nuk ka zakon të dhunojë varret. Po si mund të paguash para dhe të japësh porosi për dhunuar pllakatat përkujtimore të dëshmorëve të 21 Janarit!?”, shkruan Balla në reagimin e tij. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet Sali BerishaTaulant Ballaziver veizi