Përshkallëzimi i situatës gjatë protestës përpara Ministrisë së Arsimit dhe pamjet e dhunës ndaj studentëve kanë nxitur edhe reagimin e ashpër të deputetes së pavarur, Marjana Koçeku. Përmes një deklarate me tonë mjaft të ashpra, Koçeku ka dënuar ndërhyrjen e forcave të policisë, ndërsa ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga detyra të drejtuesve të dikasterit përkatës. “Kjo dhunë policore ka kaluar çdo kufi. E dimë se një pjesë e radhëve të policisë janë kriminelë të rekrutuar, aq sa s’dallojmë më policin prej kriminelit. Ata munden me të përndjekë e me ta thyer edhe këmbën,” deklaroi deputetja. Ajo u ndal veçanërisht te sjellja e forcave të rendit ndaj të rinjve, duke akuzuar drejtpërdrejt drejtuesit politikë për brutalitetin e ushtruar në shesh. “Studentët, duke qenë pjesa më e brishtë e shoqërisë tonë, sot janë shtypur në mënyrën më brutale. Ministri Ervin Demo është vendosur në atë pozicion se është i vetmi që mundet me e marrë përsipër atë lloj brutaliteti që ka ndodhur sot. Duhet me ia kërkuar dorëheqjen qysh sot!” përfi Koçeku.
Reagimi i plotë:
Kjo dhunë policore ka kalu çdo kufi. E dimë se nji pjesë e radhëve të policisë janë kriminela të rekrutuem, aq sa s’dallojmë ma policin prej kriminelit. Ata munden me të përndjekë e me ta thy edhe kambën.
Studentët tu qenë pjesa ma e brishtë e shoqnisë tonë, sot janë shtypë në mënyrën ma brutale. Ministri Ervin Demo asht vendos në atë pozicion se asht i vetmi që mundet me e marrë përsipër at lloj brutaliteti që ka ndodhë sot.
Duhet me ia kërku dorëheqjen qysh sot! © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

