Lajme Zone
'Dhuna nuk është zgjidhje, as nga protestuesit e dhunshëm apo policia', raportuesi i PE-së për Shqipërinë: Ndaloni menjëherë përshkallëzimin në Tiranë!
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

'Dhuna nuk është zgjidhje, as nga protestuesit e dhunshëm apo policia', raportuesi i PE-së për Shqipërinë: Ndaloni menjëherë përshkallëzimin në Tiranë!

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën në Tiranë dhe ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit të protestave.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit të situatës në Tiranë, pas protestave antiqeveritare të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe policisë. Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se dhuna është e papranueshme, pavarësisht nëse vjen nga persona që depërtojnë në protesta me qëllime të dhunshme apo nga shteti dhe policia. Schieder u ndal edhe te kërkesat e të rinjve për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta, duke theksuar se qeveritë duhet t'i marrin seriozisht dhe të rishikojnë qasjen e tyre. “Arsimi është investimi ynë më i rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk duhet të varet kurrë nga mundësitë financiare të prindërve”, u shpreh ai. Raportuesi i PE-së tha se është veçanërisht i shqetësuar për situatën në Tiranë dhe përsëriti thirrjen për t'i dhënë fund përshkallëzimit. " Në të gjithë Europën, të rinjtë po dalin në rrugë pikërisht tani, nga Parisi, përmes Berlinit, e deri në Tiranë. Ata po luftojnë për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Kjo është diçka e mirë dhe e drejtë dhe duhet t’i nxisë qeveritë të ndryshojnë mënyrën e të menduarit. Arsimi është kapitali ynë më i rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk duhet të varet kurrë nga gjendja financiare e prindërve. Megjithatë, dhuna nuk është kurrë zgjidhje, as kur vjen nga individë të dhunshëm që përzihen mes protestuesve, as kur vjen nga shteti dhe policia. Si raportues për Shqipërinë, po e shoh me shqetësim të veçantë situatën në Tiranë dhe bëj thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit" thuhet në postimin e tij në X. LEXO EDHE:Protestuesit marshojnë nëpër Tiranë, djegin kosha mbeturinash e tentojnë të shkatërrojnë kioska (VIDEO) U.D/Shqiptarja.com TAG: Andreas Schieder protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19.3% Jo 77.2% Disi 3.5% Vota total: 5461 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?