Pas afro 48 orësh në shoqërim dhe arrest, 100 nga 194 protestues e ndaluar gjatë protestave kundër qeverisjes kanë dalë para gjykatës për caktimin e masave të sigurisë. Para Gjykatës së Tiranës kanë dalë 78 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, mes tyre goditje për shkak të detyrës ndaj punonjësve të policisë, shkatërrim të institucioneve, shkatërrim të pronës me zjarr, si dhe organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme. Për të përballuar numrin e lartë të çështjeve, për zhvillimin e seancave janë caktuar dy gjyqtarë. Në secilën prej tyre është shqyrtuar kërkesa e prokurorisë që kërkonte vleftësimin e ligjshëm të arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë për personat e ndaluar. LEXO EDHE:Protestat/ Braçe: Nuk ka kauzë që legjitimon dhunën, partnerët ndërkombëtarë bëjnë thirrje për dialog (VDIEO) Prokuroria ka kërkuar kryesisht masa të lehta si detyrimi për paraqitje dhe ndalimi i afrimit në një distancë prej 500 metrash nga institucionet publike. Në një numër të kufizuar rastesh është kërkuar masa e arrestit në shtëpi. Nga 61 masat e sigurisë për të cilat është dhënë një vendim në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë në total ka dhënë 44 masa “detyrim për paraqitje”. Dy persona janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa për katër të tjerë është vendosur ndalimi i afrimit në një distancë prej 500 metrash nga ndërtesat shtetërore. Ndërsa për 11 te mitur është vendosur te jenë nën mbikëqyrje. Në njërin prej rasteve, krahas ndalimit të afrimit, gjykata ka vendosur edhe ndalimin e daljes jashtë territorit të Shqipërisë, si dhe detyrimin për dorëzimin e pasaportës dhe dokumenteve të udhëtimit. Ndërkohë, seancë për masa sigurie janë dhënë edhe në Durrës, ku nga 24 persona të arrestuar gjithsej, 22 kanë dalë para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë. Nga këta, për 18 persona është vendosur masa e detyrimit për paraqitje, ndërsa katër të tjerë janë lënë në arrest shtëpie. Një ditë më herët, para gjykatës në Durrës dolën edhe dy të mitur të ndaluar në lidhje me protestat. Për njërin prej tyre u vendos masa e detyrimit për paraqitje, ndërsa arrestimi i të miturit tjetër u konsiderua i paligjshëm nga gjykata. Emrat e protestuesve të arrestuar:Argjend JellaElidon LlëshajFrançesko ShalaEurolind RustemiElvis XhafaRomarjo BobajErik VokaKlejdi SpahoKlejvi BalliuEzekiel BeleguMarjela ArapiLorenc VladiAngjelo StefaFladitjon TafiliPaulo KodraLiridon AdemajGerti DanglliSergi HasaHenri EminiRigers CullhajNajan VilaHari DuniFitim DervishiLisian MilushiEldi DemirxhiuIgli KokonaElvis DervishiElkan QevaniSolon DaciFatbardh MucaIlmar GugashiXhemal KacaMarlind KadiuLulëzim BaloshiKleant KoçiHalil SefaJulian XhimaEldis MehmetiAngjelo NasiErajdi (Erjaldi) VarrosiAlbert GjokaKlaudio StafaErik BarutiLefter KupaJorgo Gjoni (Gjonaj)Mishel DuleMerxhim AgaErgys NurkaEldrin ShahiniDaniel TareXhoel Kicja (Kiçja)Marjo NorjaXhefri PishajRedjon RuçiArvi LutajAvni PeposhiRayan ÇuniBrajan BelajVehap KadriuDejvid BracajAlbion VrekajFatjon GjizaErgi GjizaErgi XhaniKristjan BumbliHelson NdregjoniArgest GurakuqiFatjon MuratajEldi PrengaAgron BalliaDesli ShehuAlmarin PrengaGëzim ManceEldrin MusarajLeonard CemeniaIgli DragjoshiArbri LakasiZamir SalaLajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 16:50 Protestat në Durrës/ Gjykata lë në arrest shtëpie 4 protestues, detyrim paraqitjeje për 18 të tjerë (EMRAT) Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të diel, më 18 tetor, masat e sigurisë për 22 persona të arrestuar gjatë protestave antiqeveritare në Durrës. Katër prej tyre janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa për 18 të tjerët është vendosur masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.Emrat e protestuesve të lënë në arrest shtëpieMust LleshiMeraldo TufinaSabah KurbalajGlajdi Dosku Në total, gjatë protestave në Durrës u arrestuan 24 persona, mes tyre edhe dy të mitur. Këta të fundit dolën para gjykatës një ditë më parë, më 17 tetor. Për njërin, arrestimi u shpall i paligjshëm, ndërsa për tjetrin u vendos masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 10:40 U arrestuan gjatë protestave në Korçë, gjykata liron dy të rinjtë, i lë nën masën 'detyrim paraqitje' Dy të rinjtë e arrestuar pas protestës së dhunshme në Korçë janë liruar sot nga Gjykata e Korçës. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për F.L., 21 vjeç, dhe O.K., 19 vjeç, të akuzuar për shkatërrim prone dhe kundërshtim të forcave të policisë. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Mishel Dule Jorgo Gjoni Lefter Kupa Erik Baruti Klaudio Stafa Albert Gjoka erajdi varrosi Angjelo Nasi Eldis Mehmeti Julian Xhima Halil Sefa Kleant Koçi Lulëzim Baloshi Marlind Kadiu Xhemal Kaca Ilmar Gugashi Fatbardh Muca Solon Daci Elkan Qevani elvis dervishi Igli Kokona Eldi Demirxhiu Lisian Milushi Fitim Dervishi Hari Duni Najan Vila Rigers Cullhaj Henri Emini Sergi Hasa Gerti Danglli Liridon Ademaj Paulo Kodra Fladitjon Tafili Angjelo Stefa Lorenc Vladi Marjela Arapi Ezekiel Belegu Klejvi Balliu Klejdi Spaho Erik Voka Romarjo Bobaj Elvis Xhafa Eurolind Rustemi francesko shala elidon lleshaj argjend jella Tirane protestat kunder qeverise arrestimet e protestuesve Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento filip: 18/10/2026 20:22 Baza e krimit në Shqipëri janë gjyqtarët... Përgjigju Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.6% Disi 3.5% Vota total: 6205 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

