Juristja Brizida Gjikondi, bashkë me aktivistë të tjerë, kanë depozituar këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme një kallëzim penal për kreun e Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe kryeministrin Edi Rama.
Kallëzimi është bërë në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj protestuesve gjatë këtyre 8 ditëve që të rinjtë kanë protestuar. Në cilësinë e qytetarëve dhe aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriu, Brizida Gjikondi, Lavdosh Ferunaj, Luçiana Kokaj, Poli Hoxha, Silvana Hoxha, Andi Tepelena, Alben Kola, Etleva Merko, Armando Vrushi kanë depozituar në SPAK pamje të dhunës policore ndaj të rinjve që protestojnë. Ata i akuzojnë Hitën dhe Ramën për veprat penale “gjenocid”, “kryerja e veprimeve arbitrare”, “detyrimi për të marrë pjesë në grumbullime të paligjshme”, “shpërdorimi i detyrës” dhe “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

