Lajme Zone
Dhuna ndaj protestuesit në Zvërnec/ Lirohet një prej rojeve private, lihet në arrest shtëpiak
KulturëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Dhuna ndaj protestuesit në Zvërnec/ Lirohet një prej rojeve private, lihet në arrest shtëpiak

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm liron nga burgu një prej rojeve private të arrestuara për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes me qytetarët protestues në Zvërnec më 31 maj.

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm liron nga burgu një prej rojeve private të arrestuara për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes me qytetarët protestues në Zvërnec më 31 maj.

Për Gazmend Vathin, i cili u la në burg nga Gjykata e Vlorës, Apeli zbuti masën në arrest shtëpie, ndërsa për Artur Granin u la në fuqi arresti në burg.

Ndërkohë, prej orës 14:00 po shqyrtohet ankimi i pronarit të Major Security, Geraldo Biba. Gjatë përplasjeve, një qytetar u tërhoq zvarrë, ndërsa situata solli shkarkimin nga detyra të kryepolicit të Vlorës, Elidon Çela, dhe më pas vendi u përfshi në një valë protestash që vijojnë edhe sot./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet protestaZvërnec