Lajme Zone
Dhuna e ushtruar nga Policia/ Akademikët kallëzim në SPAK
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dhuna e ushtruar nga Policia/ Akademikët kallëzim në SPAK

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi më 26 tetor se ka ng...

Akademikët dhe Pedagogët të mbledhur para Ministrisë së Arsimit kanë folur në prani të mediave duke deklaruar se dhuna e ushtruar deri tani është tërësisht e paligjshme. Ata kanë bërë me dije se kanë bërë kallëzim në SPAK, për strukturat e Policisë, që kanë ushtruar dhe vazhdojnë të ushtrojnë dhunë në protesta. Janë mbledhur fakte dhe prova për 180 raste shkeljes flagrante të ligjit. “Unë e theksova që jemi ende herët për të marrë një përgjigje. Kam bërë kallëzim në prokurorinë e posaçme. Kemi evidentuar 180 raste të shkeljes flagrante të ligjit, madje edhe në syrin e mediave. Jemi të bindur që ka dhe më shumë se kaq. Jemi një grup avokatësh që merremi me dokumentimin e rasteve, por numri i incidenteve është i madh, siç iu kemi bërë me dije. Nisi si një nismë e disa avokatëve për të mbështetur studentët. Kemi të bëjmë me një skemë dhe jo ushtrim dhune nga një polic individual. Pres që te ketë ndonjë masë arresti për ndonjë polic që shihet duke ushtruar dhunë lirshëm. Do mbledhim fakte e prova. Të gjithë e kemi parë paligjshmërinë, nuk diskutohet fare që është e paligjshme ushtrimi i dhunës.”, u shprehën avokatët./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.