Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dhërmi/ I dha “Jet Ski” një 12-vjeçari, gjobitet pronari dhe bllokohet mjeti lundrues


Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar me gjobë një pronar mjeti lundrues në Dhërmi, pasi kishte lejuar një 12-vjeçar të drejtonte një Jet Ski.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar me gjobë një pronar mjeti lundrues në Dhërmi, pasi kishte lejuar një 12-vjeçar të drejtonte një Jet Ski.

Gjatë kontrolleve për garantimin e rendit dhe sigurisë në hapësirat detare, shërbimet e Policisë konstatuan përballë plazhit të Dhërmiut një mjet lundrues tip Jet Ski, që drejtohej nga një i mitur 12-vjeçar.

Pas ndalimit të mjetit dhe verifikimeve të kryera, rezultoi se drejtuesi ishte i mitur, ndërsa Jet Ski nuk kishte në bord dokumentacionin e detyrueshëm. Për këto shkelje, pronari i mjetit, shtetasi me iniciale M. Xh., u ndëshkua me masë administrative prej 10 mijë lekësh të rinj, ndërsa mjeti lundrues u bllokua.

Policia Kufitare u bën apel qytetarëve dhe subjekteve që japin me qira mjete lundruese të mos ua besojnë ato të miturve ose personave që nuk plotësojnë kushtet ligjore për drejtimin e tyre, pasi kjo përbën rrezik për jetën e tyre dhe për sigurinë e pushuesve.

Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me synim garantimin e sigurisë në det dhe respektimin e rregullave të lundrimit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet