Lajme Zone
Dhëndri Legen i Vjehrrit Vampir
PolitikëShqiptarja

Dhëndri Legen i Vjehrrit Vampir

Dhëndër Legeni i Vjehërr Vampirit kujton se shqiptarët janë një turmë budallejsh që nuk e bëjnë dallimin mes tij, pra Dhëndër Legenit të Vjehërr Vampirit, që është shkaku, dhe shqiptarët që janë pasoja.

Dhëndri legen i vjehrrit vampir, ky hajdut me damkë, ky rrugaç dhe bandit hileqar gjoja i urtë, demek i arsyeshëm, ky i babëzitur teatral vjedhjet e të cilit tejkalojnë shumfish vjedhjet e të gjithë vjedhësve së bashku qyshkur Shqipëria ekziston, ky vjedhës me eskavator dhe buldozer, ky që me përkrahjen direkte të vjehrrit vampir ka vjedhur gjysmëm e gjirit të Lalzit, pothuaj krejt Pogradecin, dhe ka hedhur kthetrat kahmos mbi Shqipëri, ky me vila dhe biznese nëpër Europë dhe botë e deri ku mendja s'ta merr, mijëra metra katrorë truall në Priskë, ky përbindësh i këtyre përmasave po thotë se vajti në protestë se i dhymysen studentat protestues. Se ç'brengë e mn, se ç'hall e ka gjet Dhëndrin Legen të Vjehrrit Vampir që shkon në protestë, nuk janë veçse hajdutllëqet që e gërryejnë nga brenda dhe frika nga burgu i afërt dhe i gjatë që e pret. Sot, por për legenin e pangopur me hajdutllëk, vajtja falas në protestë është mundësi për me vazhdu me vjedh. Kanë ardhur kohë të këqia. Leku i vjedhur duhet ruajtur. Vjehrri vampir s'bëhet më kryeministër. LEXO EDHE:Një mijë vjet burg për Sali Hajdutin Dhëndër Legeni i Vjehërr Vampirit kujton se shqiptarët janë një turmë budallejsh që nuk e bëjnë dallimin mes tij, pra Dhëndër Legenit të Vjehërr Vampirit, që është shkaku, dhe shqiptarët që janë pasoja. Sipas legenit dhëndër, shkaku origjinal i korrupsionit të përbindshëm dhe hajdutllëkut galopant, nuk janë vetë dhëndri dhe vjehrri, janë studentat që mezi u del për një kafe, ndërsa pasoja që vuan dhe rënkon është ai vetë që nuk mundet me vjedh edhe më tepër. Sipas legenit në fjalë dhe legenit figurativ, vajtja në protestë me ca spiuna nga pas është e këshillueshme sepse protesta është vend i mirë për foto dhe slfie mes studentëve protestues, çka ka vlerë propagandistike më tepër se mali i dosjeve të vjedhjeve mbi kurriz të dhëndër hajnit në SPAK. Dhëndri e ka të qartë se vajtja në protestë është rast i mirë për ta shkarkuar, të paktën me llafe, barrën e korrupsionit dhe hajdutllëkut mbi kurrizin e ndonjë tjetri, ose disa të tjerëve. Dhëndri hajdut shkon në protestë edhe për tu dëshmuar protestuesve me prova dhe fakte se si mund të fillosh të bësh biznes me 100 metra katrore, edhe ato të dyshimta, pastaj në fare pak kohë të ngresh çrataçiela, e të tjera e të tjera...rretheqark ksaj rrokullie ku ka shqiptarë budallenj të cilëve ua hedh dhëndri Lej Fen me vjehërr vampir. I përket dhëndrit dallaverexhi të shkojë në protestë edhe nga malli që e djeg për terrenet sportive të cilëve u vjedh trojet, dhe ekologjist me nam që ka betonuar gjysmën e Shqipërisë, dhe me plot të drejtë shkon nëpër sheshet e protestave të shohi a ka mbet ndonjë pëllëmbë truall bosh ku të ndërtojë një grataçiel. Qëllimi për t'u treguar të rinjve se si ajri i freskët i liqenit dhe ndonjë poezi e Lasgushit me një shqiponjë të arratisur që fluturon mbi mal të thatë, hapin oreksin për pare të kollajta përmes pronësive të reja abuzive dhe investimeve ilegale në infrastruktura turistike, është gjithashtu një arsye pse dhëndri gllabërues vete në protestë. Shkon dhëndri ziu i vjehërr katranit në protestë edhe për të dëshmuar formën fizike kur e shporrin nga protesta, dhe bashkë me spiunat që e ndjekin nga pas, ikën me vrap. SI.E./Shqiptarja.com TAG: Edison Ypi Jamarbër Malltezi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.3 / 5 (11 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 16.9% Jo 79.5% Disi 3.5% Vota total: 2293 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?