Lajme Zone
Dhanë leje për panele diellore në toka bujqësore, SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës Fredi Kokoneshi dhe 3 të tjerë! I çon në gjyq
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Dhanë leje për panele diellore në toka bujqësore, SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës Fredi Kokoneshi dhe 3 të tjerë! I çon në gjyq

Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK. Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën akuzohet për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, bashkë me disa persona të tjerë.

Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK. Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën akuzohet për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, bashkë me disa persona të tjerë. Dosja që është hetuar nga prokurori Elvin Gokaj ka zbritur në gjykatën e Posaçme ku pritet shorti për caktimin e gjyqtarit të seancës paraprake. Krahas ish-kryebashkiakut Kokoneshi të pandehur janë marrë Andi Bullari, Ledio Xharo dhe Dorian Spaho. LEXO EDHE:Minella Aleksi: Kur drejtësia ka frikë nga kamera Sipas të dhënave dhe hetimeve të SPAK, zyrtarët e Bashkisë kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë procedurës së dhënies me qira të disa pasurive që janë përdorur për impiante diellore me afat shfrytëzimi 10-vjeçar, ndërkohë që në ASHK ishin të regjistruara si tokë bujqësore. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: Fier divjakë Dorian Spaho Ledio Xharo Andi Bullari Fredi Kokoneshi spak Komento Komente Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 6.8% Të gabuar 93.2% Nuk e di 0% Vota total: 44 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?