Lajme Zone
Detajet/ Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset dhe një kalimtar. Viktimës iu zu pritë nga autorët
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Detajet/ Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset dhe një kalimtar. Viktimës iu zu pritë nga autorët

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në Sarandë.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në Sarandë. Korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, raporton se një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa mësohet se është plagosur dhe një kalimtar. Viktimë ka mbetur 44-vjeçari Artan Myrtaj.

Autorë dyshohen të jenë dy persona të cilët kanë qenë me skafandër dhe motor. Viktima ka qenë duke ecur në këmbë, ndërsa i është zënë pritë nga autorët. Ngjarja ka ndodhur tek ish-agjencia e vjetër e qytetit të Sarandës. Ai rezulton i arrestuar nga Policia e Sarandës në vitin 2025, për përkrahje të autorit, pas një rasti plagosjeje në qytetin ku mbeti viktimë.

Asokohe ai ishte shpallur në kërkim si një nga personat e dyshuar të shpallur në kërkim në plagosjen me armë ndaj Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt. Ngjarja ka ndodhur në 2025 për një pronë në vijën bregdetare.

44-vjeçari Murtaj akuzohej për veprën penale të “Përkrahjes së autorit të krimit”. U vra me armë zjarri në rrugë, ja kush është viktima në Sarandë, rezulton i arrestuar në 2025

Aktualitet Top Channel