Të tjera detaje mësohen për ngjarjen e rëndë tek Komuna e Parisit, ku një person është gjendur pa shenja jete. Viktima Ismet Habili është qëlluar në pjesën e sipërme të trupit, raporton gazetarja Xhensila Kodra. Dyshohet se është qëlluar me silenciator, pasi nuk janë dëgjuar zhurma të të shtënave me armë zjarri. Vrasja është zbuluar, pasi një qytetar ka lajmëruar policinë. Ai është ankuar se ka gjetur në rrugë një mjet të dëmtuar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: viktima

