Lajme Zone
Detaje: Vinçent Piroli dhe të tjerët ishin nisur të vrisnin “trimin” në Lezhë
KulturëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Detaje: Vinçent Piroli dhe të tjerët ishin nisur të vrisnin “trimin” në Lezhë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni i Policisë së Lezhës që çoi në arrestimin e tre personave të armatosur, të cilët po lëviznin me një motor të vjedhur dhe ishin gati për të kryer një vrasje me pagesë. Objektiv i atentatit mësohet se ishte një personazh i njohur si i “fortë” në zonën e Lezhës.

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni i Policisë së Lezhës që çoi në arrestimin e tre personave të armatosur, të cilët po lëviznin me një motor të vjedhur dhe ishin gati për të kryer një vrasje me pagesë. Objektiv i atentatit mësohet se ishte një personazh i njohur si i “fortë” në zonën e Lezhës.

Të arrestuarit janë Vinçent Piroli, Kristian Ymeri (alias Shkambi) dhe Elden Tarja. Çështja po hetoget me intensitet nga Policia dhe Prokuroria e Lezhës për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Sipas atyre që raportojnë mediat, dosja pritet të mos qëndrojë gjatë në prokurorinë lokale, pasi interes të drejtpërdrejtë për kapjen e tyre ka shfaqur SPAK, me dyshimin se bëhet fjalë për goditjen e një grupi të strukturuar të vrasësve me pagesë.

Dështimi i atentatit dhe ndërhyrja e policisë

Plani për ekzekutimin e objektivit ishte parashikuar të kryhej mëngjesin e sotëm. Mirëpo, ekzekutorët e caktuar në terren nuk kanë arritur të identifikojnë apo spikatin siluetën e personit që kërkonin.

Gjatë lëvizjes në rrugën e vjetër të Lezhës me motorin e vjedhur dhe me skafandra në kokë, prania e tyre ka ngritur dyshime. Raportohet se ata janë kapur nga kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa edhe banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë pjestarët e policisë.

Njoftimi u vlerësua maksimalisht nga Policia Kriminale e Lezhës, e cila ngriti menjëherë postoblloqe dhe organizoi kontrolle të rrepta. Falë rrethimit efektiv të zonës dhe futjes në terren të agjentëve civilë, u bë i mundur lokalizimi dhe prangosja e personave në motor.

Sekuestrimet dhe skeda kriminale e Pirolit

Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarve u u gjetën armë zjarri dhe aparate celularë. Mes të ndaluarve është Vinçent Piroli, një emër me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i skeduar nga autoritetet si vrasës me pagesë.

Piroli ka një skedë të pasur kriminale: më parë është akuzuar për një vrasje të kryer në Mal të Zi, ndërsa në janar të vitit 2022 ka qenë vetë objekt i një atentati me armë zjarri në Shkodër. Ai u ndalua nga policia në dalje të Lezhës teksa udhëtonte me një automjet tip "Volkswagen".

Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesën e të arrestuarit Elden Tarja në Barbullush dhe në ambientet përreth, forcat e rendit gjetën armë të tjera zjarri si dhe motorin e përdorur, i cili rezulton i vjedhur në Suedi. Policia sekuestroi si motorin, ashtu edhe makinën "Volkswagen".

Lidhja e mundshme me ngjarjen në Sarandë

Ngjarja e sotme ka ngritur dyshime të forta te grupi hetimor se kjo celulë mund të ketë dorë edhe në atentatin e rëndë të ndodhur në Sarandë, ku mbeti i vrarë personazhi i njohur si “Tani i Ruzhdiut”. Në të dyja ngjarjet, mekanizmi i përdorur ka qenë i njëjtë: autorët kanë vepruar të hipur në motor dhe të pajisur me pistoleta. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të të gjitha ngjarjeve ku mund të jenë të implikuar të arrestuarit.