Lajme Zone
Detaje të reja nga shpërthimi në Gjirokastër
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Detaje të reja nga shpërthimi në Gjirokastër

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e 10 tetorit qytetin e Gjirokastrës, ku një automjeti tip “Benz”, në pronësi të Beqir Devollit, dyshohet se i ishte vendosur lëndë plasëse. Ngjarja ndodhi në bulevardin “18 Shtatori”, ndërsa makina ishte në lëvizje. Si pasojë e shpërthimit, mbetën të plagosur drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri Rigers Mela. Pas shpërthimit, drejtuesi humbi kontrollin e m

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e 10 tetorit qytetin e Gjirokastrës, ku një automjeti tip “Benz”, në pronësi të Beqir Devollit, dyshohet se i ishte vendosur lëndë plasëse. Ngjarja ndodhi në bulevardin “18 Shtatori”, ndërsa makina ishte në lëvizje. Si pasojë e shpërthimit, mbetën të plagosur drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri Rigers Mela. Pas shpërthimit, drejtuesi humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me trafikndarësen. Të plagosurit u transportuan në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Hetuesit po shqyrtojnë rrethanat e shpërthimit, ndërsa mbeten të paqarta motivet dhe identiteti i personave që mund të kenë vendosur lëndën plasëse.