Lajme Zone
Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Vlorë-Llogara, zbardhet emri i pasagjerit që humbi jetën, 4 persona në spital
SportBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Vlorë-Llogara, zbardhet emri i pasagjerit që humbi jetën, 4 persona në spital

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë rrugor që ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogora, në vendin e quajtur “Fushë Dukat”, ku humbi jetën një person dhe katër të tjerë mbetën të plagosur.

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë rrugor që ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogora, në vendin e quajtur “Fushë Dukat”, ku humbi jetën një person dhe katër të tjerë mbetën të plagosur. Sipas Policisë, rreth orës 06:10, një automjet tip furgon, i drejtuar nga shtetasi S. R., 22 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, Ilir Haka, 52 vjeç. Drejtuesi i mjetit, së bashku me tre pasagjerët e tjerë, është transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Aksidenti