Lajme Zone
Detaje! Si u gjet arka e mbushur përplot me para në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi?
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Detaje! Si u gjet arka e mbushur përplot me para në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi?

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore e SPAK për vilën në Dhërmi, që dyshohet se i përket ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në materialet hetimore është përfshirë edhe një fotografi e një kutie të kuqe të mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, e dërguar më 17 korrik 2021 dhe e gjetur në telefonin e Lavdrim Smones, bashkëshortit të sanitares që kryente pastrimet në banesën e Ballukut në Tiranë. Sipas dosjes, familja e tij udhëtonte herë pas here drejt Dhërmiut për të pastruar vilën, ndërsa në disa raste transporti organizohej nga shoferi personal i Ballukut.

Hetimet zbulojnë se arredimi dhe investimet në pronë ishin kryer sipas preferencave të ish-zëvendëskryeministres, ndërsa të dhënat e telefonisë celulare tregojnë se ajo e kishte përdorur vilën në mënyrë të vazhdueshme që prej vitit 2019. Prona, me sipërfaqe 103 metra katrorë dhe truall prej të paktën 300 metrash katrorë, është sekuestruar me vendim gjykate.

Në total, dosja e SPAK përfshin 31 të pandehur, mes tyre pesë ndërtues dhe dy firma private. Në listën e personave të marrë të pandehur janë Arbër Abazi, Pandeli Carapuli, Paqsor Buzi, Artan Sako dhe Ramë Geci. Një tjetër linjë e rëndësishme e hetimit lidhet me tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, ku mbi 10 persona janë marrë të pandehur për akuza që përfshijnë shkeljen e barazisë në tendera dhe shpërdorimin e detyrës. Mes tyre është edhe ish-sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi.