Lajme Zone
Detaje nga vrasja në Shkodër, burri vret bashkëshorten me çifte
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Detaje nga vrasja në Shkodër, burri vret bashkëshorten me çifte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Shkodër, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Shkodër, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Sipas informacioneve paraprake, krimi ka ndodhur në zonën e Unazës Perëndimore të qytetit, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motiveve që çuan në këtë krim brenda familjes. Sipas të dhënave paraprake burri e ka vrarë me çifte bashkëshorten e tij. Pritet që në orët në vijim Policia të japë më shumë detaje zyrtare lidhur me ngjarjen.