Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Ksamil, ku humbi jetën i goditur me thikë 20-vjeçari francez Miguel Mendes. Sipas burimeve nga mjeku që e pa trupin në morgun e Sarandës, mësojmë se 20-vjeçari kishte disa goditje me thikë në shpinë dhe në kraharor. Vdekja e tij ka qenë e menjëhershme.
Ndërsa është identifikuar autori i kësaj ngjarjeje të rëndë, që është 29-vjeçari Sokrat Vata, banues në Has, ende nuk është bërë e mundur kapja e tij. Shkaku i ngjarjes dyshohet për një vajzë.
20-vjeçari francez ndodhej në Ksamil së bashku me një grup francezësh të ardhur për turizëm në Ksamil. Ndërsa autori, 29-vjeçari Sokrat Vata, ishte i punësuar si roje plazhi te hoteli përkatës. Top Channel

