Lajme Zone
Detaje nga tragjedia në Postribë/ Gjenden një shishe benzinë dhe bombol gazi, dyshohet se pati shpërthime
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Detaje nga tragjedia në Postribë/ Gjenden një shishe benzinë dhe bombol gazi, dyshohet se pati shpërthime

Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia në Postribë ku si pasojë e zjarrit humbën jetën nëna dhe dy fëmijët. Raportohet se në vendngjarje janë gjetur një bombol gazi dhe një shishe benzinë. Dyshohet se në banesën e cila u shkrumbua me tre personat brenda, ka pasur edhe shpërthime. Bleona Çelaj, 24 vjeçe, humbi jetën së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, të moshës 1 dhe 4 vjeç.

Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia në Postribë ku si pasojë e zjarrit humbën jetën nëna dhe dy fëmijët.

Raportohet se në vendngjarje janë gjetur një bombol gazi dhe një shishe benzinë. Dyshohet se në banesën e cila u shkrumbua me tre personat brenda, ka pasur edhe shpërthime.

Bleona Çelaj, 24 vjeçe, humbi jetën së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, të moshës 1 dhe 4 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, 24-vjeçarja dhe dy fëmijët ishin kthyer së fundmi nga Gjermania dhe kishin shkuar në banesën e vjetër të familjes në fshatin Domen.

Burime bëjnë me dije se ndërhyrja e zjarrfikëses është vështirësuar për shkak të terrenit të thyer, pasi banesa ndodhet rreth 30 minuta në këmbë larg rrugës kryesore. Grupi hetimor po vijon hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes. Deri tani, hetimet janë fokusuar në pistën e një zjarri aksidental, pa përjashtuar edhe pista të tjera. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb