Lajme Zone
Detaje nga djegia e apartamentit në Korçë/ I vdekur mbeti pronari, fqinjët: Konsumonte shumë alkool, dy ditë më parë tentoi të ndizte zjarr në banesë
EkonomiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Detaje nga djegia e apartamentit në Korçë/ I vdekur mbeti pronari, fqinjët: Konsumonte shumë alkool, dy ditë më parë tentoi të ndizte zjarr në banesë

Detaje të reja janë zbuluar nga djegia e apartamentit në Korçë, ku mbeti i vdekur 72-vjeçari Urim Hysolli.

Detaje të reja janë zbuluar nga djegia e apartamentit në Korçë, ku mbeti i vdekur 72-vjeçari Urim Hysolli. Sipas të dhënave në apartament jetonin një çift me qira por pronari Urim Hysolli ishte kthyer gati dy muaj më parë dhe u kërkonte të lironin banesën.

Çifti i kishin kërkuar kohë sa të gjenin një banesë tjetër dhe ndërkohë ai jetonte në njërën prej dhomave.

Sipas fqinjëve Hysolli konsumonte shumë alkool dhe dy ditë më parë nën efektin e alkoolit kishte tentuar të ndizte një zjarr në banesë por fatmirësisht nuk kishte marrë përmasa.

Ende nuk dihet çfarë ka ndodhur ditën e sotme. Zjarr në një banesë në Korçë, ndërron jetë i moshuari, detajet e para

Aktualitet Top Channel