Lajme Zone
Detaje nga arrestimi i të shumëkërkuarit Ylli Zalla/ Arsenal armësh, eksplozivë, drogë dhe uniforma policie, 49-vjeçari kishte kallashnikov dhe 3 krehra
KulturëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Detaje nga arrestimi i të shumëkërkuarit Ylli Zalla/ Arsenal armësh, eksplozivë, drogë dhe uniforma policie, 49-vjeçari kishte kallashnikov dhe 3 krehra

Policia e Shtetit ka reaguar pas arrestimit të 49-vjeçarit Ylli Zalla, i shpallur prej muajsh në kërkim dhe i konsideruar nga autoritetet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Policia e Shtetit ka reaguar pas arrestimit të 49-vjeçarit Ylli Zalla, i shpallur prej muajsh në kërkim dhe i konsideruar nga autoritetet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni i koduar “Fundi i Arratisë” u zhvillua në Krujë nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Sipas Policisë, Zalla u lokalizua në një zonë të pyllëzuar, ku u bë edhe kapja e tij. Në momentin e arrestimit, 49-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe tre krehra.

Policia bën me dije se Zalla kishte mundur t’u shpëtonte disa herë shërbimeve të policisë gjatë operacioneve për kapjen e tij.

Në banesën e 49-vjeçarit, më 14 nëntor 2025, autoritetet kishin zbuluar një arsenal armësh, lëndësh plasëse, armësh zjarri dhe municioni.

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili kishte mundur t’i shpëtonte disa herë Policisë.

Në kuadër të operacionit “Fundi i Arratisë”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 49-vjeçarin në një zonë të pyllëzuar. Në momentin e kapjes, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe 3 krehra.

Më datë 14 nëntor 2025, në banesën e tij u gjet një arsenal armësh, lëndësh plasëse, armësh zjarri dhe municioni.

Më datë 20 shkurt, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zonën përreth dhe pranë banesës së 49-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh, lëndësh plasëse dhe municioni luftarak, lëndë narkotike Cannabis Sativa, uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Gjithashtu, më datë 23 qershor, në vijim të operacioneve për kapjen e tij, gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, një celular, municion luftarak dhe një detektor frekuencash.

Materialet procedurale do t’u referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Top Channel