Lajme Zone
Detaje/ Dyshohet se vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e shqiptarit në Britani të Madhe
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Detaje/ Dyshohet se vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e shqiptarit në Britani të Madhe

(Në Foto: Sokrat Vata, autori i dyshuar për vrasjen e francezit)

(Në Foto: Sokrat Vata, autori i dyshuar për vrasjen e francezit)

KSAMIL- Detaje të reja janë bërë publike për 29-vjeçarin Sokrat Vata, i dyshuar nga Policia shqiptare për vrasjen me thikë të një shtetasi francez në Ksamil. Francezi i identifikuar si Miguel Mendes rreth 20 vjeç, u gjet pa shenja jete rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, përpara një lokali në Ksamil. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, ai dyshohet se u godit me mjet prerës pas një konflikti për motive të dobëta.

Vata, i cili dyshohet se u largua menjëherë pas ngjarjes, rezulton të ketë pasur probleme të mëparshme me drejtësinë në Angli. Në vitin 2023, ai ishte shpallur fajtor në Angli për posedim të një arme sulmuese, konkretisht një perforues metalik për grusht, si dhe për posedim të kokainës dhe drejtim automjeti pa siguracion. Ngjarja e parë në Kent

Më 13 prill 2024, në Kent, Vata dyshohet se po drejtonte një automjet të klonuar, i cili u përmbys pasi ai nuk iu bind urdhrit të policisë për t’u ndaluar në autostradën A20, në East Malling. Ai arriti të largohej dhe nuk u kap në atë moment. Megjithatë, gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti disa qese me kokainë dhe targa automjetesh.

17 ditë më pas, ndjekje policore në Cambridge

Më 30 prill 2024, vetëm 17 ditë pas incidentit në Kent, Vata u përfshi në një tjetër ndjekje me policinë, këtë herë në Cambridge. Policia ishte njoftuar se një Toyota RAV4 gri, e raportuar e vjedhur, po qarkullonte në qytet. Patrullat e Njësisë së Policisë Rrugore të Cambridgeshire e lokalizuan automjetin në Catherine Road.

Kur oficerët tentuan të komunikonin me Vatën, i cili ishte në drejtim të makinës, ai hipi në bordurë dhe u largua me shpejtësi. Pak më vonë, ai ndaloi për të zbritur një pasagjer dhe më pas vazhdoi drejt Clara Rackham Road. Atje, Vata braktisi automjetin dhe u largua me vrap, ndërsa dyshohet se hodhi një pako me kokainë në një shkurre.

Pas kontrolleve, policia e gjeti të fshehur në kopshtin e pasmë të një banese. Në momentin e arrestimit, ai kishte me vete 560 paund. Gjithashtu, oficerët gjetën targa automjetesh në makinën që ai drejtonte. Vata rezultoi pozitiv edhe për drejtim automjeti nën efektin e drogës.

Tashmë, emri i 29-vjeçarit është rikthyer në vëmendje pas ngjarjes së rëndë në Ksamil, ku ai dyshohet se goditi për vdekje me thikë shtetasin francez Miguel Mendes. Policia vijon kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet