Lajme Zone
Dështimi i thellë i Ramës në SHBA/ Kaloi oqeanin pa zhvilluar asnjë takim me rëndësi
PolitikëCNA

Dështimi i thellë i Ramës në SHBA/ Kaloi oqeanin pa zhvilluar asnjë takim me rëndësi

Kryeministri Rama po përpiqet ta mbulojë me heshtje dështi...

Kryeministri Rama po përpiqet ta mbulojë me heshtje dështimin e rëndë, që pati vizitës së tij njëjavore në SHBA. Rama dhe gjithë zëdhënësit e tij nuk përmendën të nesërmen asnjë bujë dhe asnjë sukses nga udhëtimi i shumëpritur përtej oqeanit i liderit global.

Ai që flet për çdo ngjarje botërore dhe që mburrej se kalonte oqeanin sa herë të donte me lehtësi, tani u kthye me kokën ulur, dhe pa rrahje gjoksi e hundën përpjetë, siç e ka zakon.

Mund ta kalosh oqeanin dhe nuk bën asgjë matanë. Se nuk zhvilloi asnjë takim me rëndësi në administratën amerikane. Siç shkoi edhe u kthye, pa asnjë rezultat. Takimet më të rëndësishme i mbetën ato me Taulant Ballën dhe stafin e ambasadës. Drekat dhe darkat me personazhe nga diaspora nuk ishin në nivelin e duhur, sa kohë që diaspora u është bashkuar protestave 125 ditore të Tiranës dhe Ramës ia ka fluturuar vezët mbi kokë. VIDEO-Rama pritet me protestë në New York, protestuesit e gjuajnë me vezë

25 Shtator, 08:26 Çfarë ka ndodhur me kryeministrin Rama, që shkon në SHBA një javë dhe maksimumin takon Kallas dhe shoqëruesit e tij nga Tirana? Pse i largohen njerëzit nëpër korridoret e OKB-së?

Pa përmendur fjalimin e tij të zbehtë në seancë, ku i foli botës në emër të Shqipërisë mbi algoritmet, që po zënë frymën, por nuk tha as gjysmë fjale për Kosovën dhe liderët e dënuar të UÇK-së. "Revolucioni i Flamingove"/ Rama: U fabrikua narrativa e pushtimit të bregdetit nga izraelitët

25 Shtator, 20:00 Një Asamble e tërë botërore ishte aty për ditë të tëra dhe nuk takon askënd?! Pse e kanë braktisur miqtë e tij? Pse nuk e takojnë Edi Ramën dhe i largohen si të jetë njeri problematik? Edhe nëse ka bërë takime, pse nuk i publikon? Se ai dhe shpura rreth tij nuk lënë gjë pa publikuar nga duarshtrëngimet edhe rastësore të tij. Shpjegimi qëndron tek arrestimi i ish kreut të SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe i bashkëpunëtorit të saj në afera Ergys Agasi.

rrestimi i Hysenit ia nxiu gjithë shkëlqimin e tij amerikan dhe ia ka larguar gjithë zyrtarët amerikanë. Skandali i SHISH-it ia ka larguar edhe miqtë. Askush nuk dëshiron të fotografohet apo takohet me një kryeministër, që ia kanë arrestuar kreun e SHISH-it me punë të pista.

Kredencialet e tij amerikane janë rrënuar keq, edhe pse mhet më kot që ta mbulojë me heshtje dhe poza të sigurta. Ai që dikur nisej me trumpeta drejt Amerikës dhe kthehej me fanfara, këtë radhë u kthye si mace e lagur nga indiferenca dhe nënvlerësimi që e rrethoi kudo. Kush është Kryeministër në Shqipëri?

24 Shtator, 11:52 Nga ana tjetër, rivali i tij politik Sali Berisha vizitoi SHBA-të thuajse në të njëjtën kohë me të. Pamjet dhe rezultatet e Ramës janë si nata me ditën me ato të Berishës. Edhe pse lider i opozitës pa takime të obligueshme zyrtare, Berisha zhvilloi takime zyrtare me drejtues të lartë të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, Todd Blanche, me të cilin ndau shqetësimet e opozitës shqiptare për shtetin ligjor.

Berisha u takua me Zv. Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, Stanley Woodward Jr., si dhe me Ed Martin: Përfaqësues i Departamentit të Drejtësisë, i ngarkuar për luftën kundër përdorimit të drejtësisë si armë politike, me të cilin ndanë së bashku ndau një mesazh publik. Berisha në SHBA/ Takime me zyrtarë të lartë të drejtësisë dhe kongresmenë

11 Shtator, 13:49 Berisha mori pjesë në Konventën e Partisë Republikane amerikane. Ai zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në New Jersey, ku diskutoi për zhvillimet politike në Shqipëri. Berisha zhvilloi gjithashtu një takim të veçantë me bashkatdhetarët shqiptaro-amerikanë që jetojnë dhe punojnë në Texas.

Në qendër të takimeve me diasporën ishin situata në Shqipëri, të cilën Berisha e cilësoi si “narkoshtet”, dhe gatishmëria e diasporës për të mbështetur opozitën dhe për të çmontuar regjimin e Ramës, siç tha Berisha. FOTO/ Berisha në SHBA, takim me komunitetin shqiptaro-amerikan 9 Shtator, 16:12 Në Dallas, Texas, Berisha, zhvilloi një sërë takimesh zyrtare me kongresmenë dhe senatorë amerikanë, ku u diskutua situata politike në Shqipëri, korrupsioni, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta ndaj karteleve të drogës.

Berisha takoi Keith Self, kongresmen i Teksasit, Kryetar i Nënkomitetit të Jashtëm të Kongresit Amerikan për Europën, Lance Gooden, kongresmen republikan i Teksasit, anëtar i Komitetit të Gjyqësorit dhe atij të Sigurisë Kombëtare në SHBA, Pete Sessions, kongresmen republikan, Joe Wilson, Brian Jack dhe Brandon Gill, kongresmenë të njohur republikanë, Beth Van Duyne dhe Victoria Spartz, kongresiste republikane. Vizita në SHBA/ Berisha zhvillon takim me kongresmenin Keith Self 8 Shtator, 09:37 Berisha takoi po ashtu James Lankford, senator nga shteti i Oklahomës, Ken Paxton, Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit dhe kandidat për Senatin e SHBA, si dhe Mike Rogers, kandidat republikan për Senatin në shtetin e Michigan-it.

Po Rama? Asgjë. Vetëm nxinte në Rinas nga arrestimi i Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit. Kjo goditje e rëndësishme i erdhi kur nuk ishte në Tiranë, që ta fashiste sadopak skandalin. Skandali i SHISH/ Rama mbërrin në Rinas, pritet të mbajë fjalim 27 Shtator, 13:41 Skandali i SHISH-it nuk është një ngjarje që mund të mbyllet lehtë, madje sapo ka nisur. As foto me Aleksandrin dhe as fotot formale në Tiranë me ambasadorin e sapombërritur nuk mjaftojnë që të shlyejnë dështimin e tij të madh gjatë vizitës në SHBA.

Për të mos harruar se edhe më herët Trump e nënvlerësoi hapur Ramën dhe këpucët e tij sportive gjatë fotos familjare të NATO-s në Stamboll. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.