Lajme Zone
Dëshmi e krisjes apo show? Rama dhe Soros shmangin fotot nga Samiti i Parisit
PolitikëPamfleti

Dëshmi e krisjes apo show? Rama dhe Soros shmangin fotot nga Samiti i Parisit

Vala e protestave muajt e fundit në Shqipëri ka shtuar zërat se miqësia mes tyre është krisur dhe ajo që shton më shumë dilemat janë zhvillimet nga Samiti i Paqes në Paris.

Rama-Soros me Makronin Mungesa e një fotoje të përbashkët në Samitin e Paqes në Paris shton pikëpyetjet mbi raportet mes Edi Ramës dhe Alex Sorosit. Protestat në Shqipëri, përplasjet mes aktivistëve dhe transferimi i Erion Veliajt në Fier ushqejnë zërat për një krisje të mundshme mes dy miqve të vjetër. Shtohet misteri mbi raportet mes Edi Ramës dhe Alex Soros.

Vala e protestave muajt e fundit në Shqipëri ka shtuar zërat se miqësia mes tyre është krisur dhe ajo që shton më shumë dilemat janë zhvillimet nga Samiti i Paqes në Paris.

Edi Rama mori pjesë në këtë samit, i cili në fakt është një samit që organizohet nga familja Soros. Kryeministri u bë pjesë e tij, por nuk shpërndau asnjë foto nga samiti.

Ai që ka hedhur foto ka qenë Alex Soros, i cili sot ka publikuar imazhe me Macron, kreun e forumit dhe me të ftuar të tjerë. Por nuk ka pasur asnjë foto me kryeministrin Edi Rama. Nga ana tjetër Rama nuk ka publikur foto nga Samiti. Kur nisën protestat në Shqipëri, ka pasur shumë akuza në prapaskenë se në to ka pasur dorë edhe Soros. Të paktën, njerëz që kanë përfituar nga fondacioni i tij janë parë aty dhe kjo ka bërë që të ketë shumë debate. Rasti më i fundit është ai i përplasjes mes Forumit për Dialog Politik dhe disa pjesëtarëve të tjerë të “flamingove”, Lëvizja Rinore Nacionaliste, e përfaqësuar publikisht nga Laura Kërtalli. Përplasja prapa kuintave e dy grupimeve të dala nga protesta e flamingove

10 Nëntor, 14:03 Forumi për Dialog Politik përfaqëson një organizim me profil laik, intelektual, liberal dhe perëndimor. Kundërshtarët e tij e lidhin me financime nga fondacionet e George Sorosit, organizatat gjermane dhe programet europiane. Ndërkohë, disa muaj më parë, në mbështetje të protestuesve u nis edhe një flotilje nga Italia. Flotilja ishte e Sorosit, e përdorur për udhëtime drejt Palestinës. Prania e saj u pa si një mbështetje e Sorosit për protestat.

Nga ana tjetër edhe Berisha ka lëshuar shpesh akuza se ata që bëjnë thirrje edhe ndaj tij janë të paguar ga Soros.

Po ashtu, kemi dy zhvillime shumë të afërta gjatë javëve të fundit. Rama bëri përgjegjëse Antifën për protestat. Në fakt, organizatat që janë pjesë e saj Soros i ka financuar prej vitesh.

Lëvizja tjetër është transferimi i Veliajt në Fier. Ky transferim është parë edhe si një mesazh ndaj Alex Soros, i cili ka pasur raporte shumë të mira me Veliajn. Madje, thuhet se ky transferim shënoi një akt të hapur lufte ndërmjet Ramës dhe Sorosit. Ndëshkimi i Erionit, sinjali i Edi Ramës për Sorosin 29 Tetor, 16:47 Ndërkohë, duket se nga Parisi nuk kemi asnjë foto. Të dy kanë qenë aty. Duhet theksuar se Rama gjithmonë është treguar i kujdesshëm në raport me Sorosin. Ai i ka fshehur takimet për shkak të Trump. Rama, nga njëra anë, hante darka e darka me të dhe, nga ana tjetër, i thurte lavde Trump. Edhe në samitin e vitit të shkuar Rama i shmangu fotot, por ishte vetë Soros që i hodhi më pas, duke dekonspiruar Ramën. Megjithatë sinjalet janë se raportet nuk janë si dikur. Rama dyshon se Soros ka gisht te protestat dhe flitet se ka pasur dhe përplasje direkte mes tyre. /Pamfleti rama soros acc568c2 342f 449c b5ee 96f370deafad 673a26e6 128a 46af 8a6e c6363a26aebb 1 Komente G Genti 12 Nëntor 2026, 21:43 Shqiptia ka lor fun si ven! E drejto Soros! Te tjerat jan pordh me rigon. Ma mir tdalin ra thojn sa lodhin veten e na rrujn bolet dhe ne me patriotizma.. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Europa kërkon reforma, Rama kërkon afate; çfarë e pret kryeministrin në Samitin e Brukselit? 12 Nëntor 2026, 16:4916:49Politike Gara për bashkitë, PD nis procesin për përzgjedhjen e kandidatëve; favorizohen deputetët dhe kryebashkiakët 12 Nëntor 2026, 15:5115:51Politike NATO dhe fundi i një iluzioni diplomatik: Trump nuk vjen me ftesë partie! 12 Nëntor 2026, 15:3015:30Politike Samiti në Berlin, Rama takohet me Zelenskyn 12 Nëntor 2026, 14:0714:07Politike U godit me vezë në Dublin, Rama: Kjo është demokracia në fund të fundit 12 Nëntor 2026, 13:4513:45Politike Përplasjet për Sazanin, Rama nga Dublini: Nuk kam asnjë marrëdhënie biznesi me Jared Kushner 12 Nëntor 2026, 13:2713:27Politike