Lajme Zone
“Desh na ra në kokë”, rrëzohet një tjetër dron: Kishte të montuara kapsula gazi lotsjellës
PolitikëJOQ Albania

“Desh na ra në kokë”, rrëzohet një tjetër dron: Kishte të montuara kapsula gazi lotsjellës

Një tjetër dron është rrëzuar gjatë protestës kombëtare, këtë herë në zonën përballë Tajvanit.

Një tjetër dron është rrëzuar gjatë protestës kombëtare, këtë herë në zonën përballë Tajvanit.

Në redaksinë tonë ka mbërritur një video ku shihet pajisja e rrëzuar në tokë dhe një efektive policie që afrohet për ta marrë.

Qytetari që ka dërguar pamjet thotë se droni i përkiste Policisë së Shtetit dhe se kishte të montuara 4-5 kapsula gazi lotsjellës, të cilat, sipas tij, përdoreshin për shpërndarjen e gazit ndaj protestuesve.

Ai tregon se droni është përplasur me një pemë, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në zonën ku kalojnë edhe qytetarë. “Për pak sa nuk na ra në kokë”, shkruan ai, duke përshkruar momentin kur pajisja përfi në tokë.

Pra, një tjetër dron i rrëzuar gjatë protestës, por këtë herë me një pretendim edhe më shqetësues nga qytetari: pajisja që për pak sa nuk u ra në kokë kalimtarëve, sipas tij, mbante të montuara disa kapsula gazi lotsjellës.

Pas incidentit të mëparshëm në Bulevard, ky është një tjetër rast që ngre pikëpyetje mbi përdorimin e dronëve gjatë protestës dhe sigurinë e qytetarëve që ndodhen në zonë.