Lajme Zone
Derbi bëhet makth për Interin, Milani i shkakton humbjen e parë sezonale në Seria A! Roma i bashkohet kreut (VIDEO)
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Derbi bëhet makth për Interin, Milani i shkakton humbjen e parë sezonale në Seria A! Roma i bashkohet kreut (VIDEO)

Janë luajtur dy prej ndeshjeve tejet të rëndësishme të javës së 10 të Seria A, teksa të dielën spikat Juventus-Napoli.

Derbi i Madoninës vijon të jetë makth për Interin edhe këtë sezon. Zikaltërit kanë pësuar humbjen e parë në këtë sezon në Seria A pikërisht në javën e 10 kundër Milanit. “Djalli” ia doli të fitonte 3-1 në San Siro, teksa iu desh vetëm 4 minuta për të zhbllokuar sfidën. Nuk kaloi shumë dhe asisti i dytë i Moreiras u konkretizua nga Rabiot, i cili dyfishoi rezultatin për të besuarit e Amorim. Interi reagoi pas shokut që mori në 10 minutat e para, duke ngushtuar diferencat me Bastonin. Goli i mbrojtësit dha përshtypjen se zikaltërit mund të bënin më shumë në derbi, por në fundin e pjesës së parë Moreira realizoi një supergol me goditje dënimi pas 2 asisteve, duke i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 3-1. LEXO edhe...Inter dhe Milan zbulojnë stadiumin e ri, projekti ‘Generali Stadium’ pritet të kushtojë 2.3 miliardë €! Hapet në 2031 (VIDEO) Në pjesën e dytë Interi bëri shumë pak për të rrezikuar ‘djallin’, që rikthehet të fitojë pas disfatës 2-4 me Bologna-n. Më herët Roma fitoi bindshëm 2-5 kundër Udinese-s. Verdhekuqtë vulosën fitoren që në pjesën e parë teksa realizuan 4 herë me Cristante, Mora, Malen dhe Ndicka, ndërsa vendasit shkurtuan deri në 2-4 para se Ghilardi në shtesë të vuloste shifrat përfundimtare. Me këtë sukses Roma ngjitet në kuotën e 24 pikëve, vetëm 1 më pak se Interi, ndërsa vendin e parë e mban Lazio po me 25 pikë. Megjithatë kryeqytetasit ndeshjen e javës së 10 do ta luajnë të dielën në orën 15:00 kundër Cagliari-t në shtëpi. Në rast fitoreje do të shkëputeshin +3 pikë nga Interi. Share Share Ne.k./ReportTv.al Seria A roma derbi Inter Milan Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.8% Jo 41.5% Nuk e di 8.7% Vota total: 530 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?