Lajme Zone
Deputetët e Kosovës mungojnë/ Haxhiu shtyn seancën plenare
PolitikëCNA

Deputetët e Kosovës mungojnë/ Haxhiu shtyn seancën plenare

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka s...

Albulena Haxhiu Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shtyrë seancën e sotme plenare për shkak të mungesës së deputetëve në sallë.

Sipas raportimeve, më pak se 20 deputetë u paraqitën në sallën e seancave plenare për vazhdimin e seancës, e cila ishte e planifikuar për në orën 14:00.

Prezentë në sallë ishin vetëm dy, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Vigan Qorolli dhe Avni Dehari.

Rreth orës 14:30, Haxhiu njoftoi shtyrjen e seancës ndërsa u ankua për mungesë serioziteti nga deputetët e grupeve parlamentare. “Seanca i vazhdon punimet nesër në orën 11:00. Nuk është serioze gjysmë ore pas orës 14:00 nuk po vijnë deputetët. Unë nuk kam mundësi deri në pafundësi t’i pres deputetët”, u shpreh Haxhiu. Ndërkohë, sipas rendit të ditës, në seancën e sotme, Kuvendi pritej të shqyrtonte Ligjin për Gjykatën Speciale, si dhe ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Suedisë për ekstradim; ratifikimi i marrëveshjes me Suedinë për transferimin e personave të dënuar; ratifikimi i marrëveshjes tjetër me Suedinë për ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale si dhe ratifikimi i traktatit me Belgjikën për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.