Lajme Zone
Denoncon Berisha: Tre kontejnerë plot me euro u shkarkuan në Portin e Durrësit
PolitikëPolitiko

Denoncon Berisha: Tre kontejnerë plot me euro u shkarkuan në Portin e Durrësit

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta për mënyrën se si funksionojnë kontrollet në Portin e Durrësit. Gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, ai tha se rreth një muaj më parë tre kontejnerë të mbushur me euro janë shkarkuar në Shkozet dhe më pas janë rikthyer në port për kontroll në skaner. Sipas tij, në një rast konkret një kontejner ka kaluar pa u kontrolluar në skan

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta për mënyrën se si funksionojnë kontrollet në Portin e Durrësit. Gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, ai tha se rreth një muaj më parë tre kontejnerë të mbushur me euro janë shkarkuar në Shkozet dhe më pas janë rikthyer në port për kontroll në skaner.

Sipas tij, në një rast konkret një kontejner ka kaluar pa u kontrolluar në skaner, është dërguar në Shkozet dhe është rikthyer më pas në port. Berisha shtoi gjithashtu se tre kontejnerët me euro janë shkarkuar me vinç.

“Imagjinoni vetëm një moment, ka një vend në Evropë në portet e të cilit nuk kapet më asnjë kilogram drogë. Pse? Sepse portet u janë dorëzuar karteleve. Ato i menaxhojnë dhe flitet rëndom se kryeministri merr për portin e Durrësit nga karteli i drogës 300 milionë euro në vit taksë.

Nuk e di, s’mund të them, po ajo që di me siguri, është kjo, se nuk është kapur prej 5 vitesh asnjë kilogram drogë. Se ka ndodhur gjatë kësaj periudhe që kontejneri ka kaluar pa, jashtë skanerit, ka ardhur në Shkozet, është shkarkuar dhe pasi është shkarkuar, është rikthyer për t’u kontrolluar. Ka ndodhur, dhe ka ndodhur para një muaji shkarkimi i tre kontejnerëve plot euro, me vinç. Këto kanë ndodhur. Kështu që në këtë aspekt, Shqipëria është një rrezik i madh. Por përveç kësaj, krimi i organizuar shqiptar është një problem madhor për Shqipërinë, për Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, tha Sali Berisha. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm