Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka denoncuar përmes një postimi në rrjetet sociale, një nga personat që sipas tij dhunojnë dhe spiunojnë studentët.
Malltezi shkruan se ky person është Emiliano Millonai, nipi i prokurores Enkeleda Millonai. Ai shkruan më tej se Rama po i përdor të gjithë familjarisht për të luftuar opozitën dhe për të dhunuar studentët. “Militanti i PS-së, që vendos maskë, rreh dhe spiunon studentët, qenka nipi (djali i vëllait) i Enkeleda Millonait, prokurores që, sipas akuzave të opozitës, Edi Rama e keqpërdori politikisht për të luftuar liderin e opozitës. Edi Rama i përdor familjarisht si shërbëtorë të partisë, si për të luftuar opozitën, ashtu edhe për të rrahur e burgosur studentët”, thuhet në postimin e Malltezit. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

