Lajme Zone
Dënohet me 7 vite burg Oltion Bistri, ish shefi i operacionales; i konfiskohen 1 mln euro, 3 apartamente dhe 2 biznese
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Dënohet me 7 vite burg Oltion Bistri, ish shefi i operacionales; i konfiskohen 1 mln euro, 3 apartamente dhe 2 biznese

Sipas vendimit të gjykatës, Bistri është dënuar me 5 vite burg për veprën penale të korrupsionit dhe 7 vite të tjera për pastrimin e produkteve të veprës penale.

Pëllumb Gjoka-Oltion Bistri Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri, duke e dënuar përfundimisht me 7 vite burg. Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur fajtor ish-zyrtarin e policisë, Oltion Bistri, për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, duke e dënuar përfundimisht me 7 vite e 4 muaj burgim.

Sipas vendimit të gjykatës, Bistri është dënuar me 5 vite burg për veprën penale të korrupsionit dhe 7 vite të tjera për pastrimin e produkteve të veprës penale.

Pas bashkimit të dënimeve, gjykata caktoi një masë prej 11 vitesh burgim. Megjithatë, për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi përfundimtar u ul në 7 vite e 4 muaj burg.

Në kuadër të së njëjtës çështje, Apeli i GJKKO ka dhënë vendime edhe për të pandehurit e tjerë. Behar Brajoviç është dënuar me 8 vite e 8 muaj burgim, Asmer Bilali me 5 vite e 8 muaj, ndërsa Edmond Preka me 7 vite burg, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.

Gjithashtu, gjykata ka urdhëruar konfiskimin e pasurive të sekuestruara gjatë hetimeve për këtë çështje.

Bistri u arrestua sëbashku me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-zyrtarin tjetër të policisë Ardit Hasanbega dhe prokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita. Në të njëjtin operacion, i cili u zbatua me bashkëpunim nga Europol, Eurojust, Autoritetet Gjyqësore Franceze dhe agjencitë ligjzbatuese belge, holandeze dhe franceze u arrestuan edhe 13 persona të tjerë.

Anëtarët e grupit akuzohen për 12 vepra penale, mes të cilave vrasje, heqje e paligjshme e lirisë, trafikim narkotikësh, pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndërsa zyrtarët e arrestuar akuzohen për korrupsion, shpërdorim detyre dhe ekspertime të rreme.

Sekuestrimi i pasurive

Kujtojmë se në janar të vitit 2024, SPAK i ka sekuestruar pasuri me vlerë 1 milion Euro të ish-shefit të Operacionales Oltion Bistri, apo familjarëve të tij.

Ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltian Bistri ishte një nga 6 të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza” në 27 Korrik 2023.

Sëbashku me të u arrestua edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega, Astmer Bilali dhe Edmond Preka

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, dyshohet për vrasje me paramendim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ish-shefin e Forcave Operacionale Oltion Bistri, dyshohet për shpërdorim detyre dhe zbulim të akteve sekrete; kryeprokurorin e Kukësit Xhevahir Lita dhe 3 të tjerë, të dyshuar për korrupsion.

Ndërkohë sipas përgjime nga aplikacioni “SKY”, i cili përdorej nga biznesmenë, politikanë dhe grupe kriminale në Shqipëri, për të mos u përgjuar, ish-shefi i Forcave Operacionale i raportonte biznesmenit Gjoka për kundërshtarët.

Falë partnerëve francezë u bë i mundur çkodimi i këtij aplikacioni që çoi në burg biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-nëndrejtorin e Policisë Oltion Bistri, ish-prokurorë dhe anëtarë të botës së krimit. Në komunikimet që oficeri Bistri kishte me biznesmenin Gjoka, i raportonte këtij të fundit të gjitha ankesat që kishin qytetarët për të dhe bizneset e tij.

Në një moment Bistri i thotë që dikush i kishte kërkur 1 milionë lekë për t’i filmuar kazinonë e paligjshme të Gjokës, madje në bisedë duket se oficeri e kishte marrë informacionin nga drejtori. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave 11 Nëntor 2026, 11:0311:03Aktualitet "Do të jem këtu sa herë të më thërrasin"/ Sara Mila del nga SPAK, qytetarja e sulmon: Hajdute 11 Nëntor 2026, 10:4810:48Aktualitet Bllokuan rrugën gjatë protestave në Tiranë, policia gjobit 37 persona me nga 5 mijë lekë 11 Nëntor 2026, 10:0410:04Aktualitet Deputetja e PS, Sara Mila shkon në SPAK 11 Nëntor 2026, 10:0210:02Aktualitet Moti i keq në Vlorë, ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit 11 Nëntor 2026, 09:0009:00Aktualitet U maskuan si policë për të gjetur 6 milionë eurot, Artan Hoxha zbulon detajet nga pista e grabitjes në Elbasan 11 Nëntor 2026, 07:5507:55Aktualitet