Më 11 nëntor, CNA raportoi se GJKKO ka dhënë vendimin për 15 bashkëpunëtorët e Plarent Ndrecës, të cilët akuzohen për tenderin e studimit dhe projektimit të disa komisariateve të vendit.
Me vendimin e 11 nëntorit, GJKKO ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me 6 muaj burg dy anëtaret e njësisë së prokurimit, Denisa Skënderaj dhe Elora Kokalari për shkelje të barazisë në tendera. Bashkëpunëtorët e Plarent Ndrecës dënohen në GJKKO
11 Nëntor, 19:56 Zyrtarët e tjerë që akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shkelje të barazisë në tendera dënuan me punë në komunitet dhe me një vit shërbim prove.
Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Irena Gjoka, Erjon Bani dhe Etleva Dede.
Tani pritet që të zhvillohet gjyqi ndaj Plarent Ndrecës i cili ka kërkuar që të gjykohet me procedurë të zakonshme.
Ashtu siç e theksuam një ditë më parë, dënimi është dhënë për të akuzuarit që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
Tenderët për supervizimin e 4 komisariateve Vlorë, nr 4 në Tiranë, Pogradec dhe Mirditë kapnin një vlerë prej rreth 555 mijë euro, ku SPAK pretendon se janë kryer në shkelje të procedurave për të favorizuar njërën prej kompanive./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

