Kuvendi i Kosovës do të shqyrtojë nesër në orën 9:00 nismën për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Seanca është thirrur nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ndërsa nisma do të diskutohet si pikë e parë e rendit të ditës. Nisma për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, është dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës më 21 shtator, pak ditë pas dënimit të 4 krerëve të UÇK-së dhe kërkon ndryshime në juridiksionin e Dhomave të Specializuara, përfshirë mundësinë që rastet që konsiderohen jashtë juridiksionit të tyre të procedohen në Kosovë. Ai parashikon po ashtu mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë, apo që personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara të jenë subjekt i faljes presidenciale. LEXO edhe...Dy ditë nga afati për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, PDK mbledh kryesinë! Hamza: Së pari ligji për Specialen, pastaj japim votat për kreun e shtetit Trajtimi i projektligjit po zhvillohet në një kohë kur Kuvendi po i afrohet fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, ndërsa palët politike nuk kanë arritur një marrëveshje mbi këtë çështje. Kreu i PDK Bedri Hamza ka deklaruar se është i gatshëm të bisedojë për zgjidhjen e ngërçit, por kërkesa kryesore mbetet aprovimi final i ligjit për Specialen. Nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare. Xh.K/ReportTv.al Gjyqi ndaj UCK ne Hage kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.7% Jo 21.3% Nuk e di 8% Vota total: 1116 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

