Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazmend Bardhi gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarë ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Ai propozoi që të bëhet një qëndrim i përbashkët i të gjitha forcave politike për çështjen e Kosovës. “Ka pasur një diskutim në Komisionin e Jashtëm për një qëndrim të përbashkët, për një draft-deklaratë të përbashkët. Për çështjet e brendshme kemi shumë ndasi, por nuk ka asnjë arsye të kemi ndasi për çështjen e Kosovës. Unë propozoj ta diskutojmë këtu këtë qëndrim dhe ju, zoti Kryetar i Kuvendit, në emër të Kuvendit, të mbani një qëndrim zyrtar dhe të përbashkët. Nuk ka pasur një qëndrim zyrtar të qeverisë, nuk ka pasur një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme. Këtë nuk e di pse! Por kjo nuk na pengon që ne të kemi një qëndrim të përbashkët të të gjitha forcave politike për çështjen e Kosovës. Kosova nuk ka nevoje qe ne te bëjmë politike”, tha ai. Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për Komision Hetimor për kompaninë KAYO

